E mërkurë, 2 Korrik, 2025
19.5 C
Pristina

Një grua në Prishtinë sulmohet nga disa persona, më pas e vëren se i janë vjedhur para dhe një unazë nga shtëpia

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 23:50.

“Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 euro para dhe një unazë”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq rasti në hetime. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika