Web Analytics

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Shtaric të Klinës

Botuar nga: InfoKosova

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Shtaric të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur me 12 mars, pas orës 00:20, ku një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Të FUNDIT