Një kapitull i ri për Monikën: A është gati për dashuri pas ndarjes?

Monika Kryemadhi ka ndarë mendimet e saj rreth jetës personale dhe mundësisë për një lidhje të re pas ndarjes nga Ilir Meta.

Gjatë një interviste të zhvilluar në emisionin “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja e pyeti Monikën për herën e fundit kur një burrë kishte gatuar për të.

“Asnjëherë nuk kam pasur një burrë që të gatuajë për mua, përveç në restorante. Në të vërtetë, djali im është ai që gatuan,” u shpreh Kryemadhi.

Ajo theksoi se djali i saj ka aftësi të mira në kuzhinë dhe është i kujdesshëm për punët e shtëpisë, duke e lidhur këtë me përvojën e tij në konvikt.

Ata që kanë jetuar në konvikt dinë të gatuajnë, të lajnë dhe të pastruan,” tha ajo, duke qeshur.

Por momenti më interesant i intervistës erdhi kur Lei Kraja e pyeti nëse e sheh veten me një partner në të ardhmen.

“Jo, ik mi. Nuk kam nevojë të rri duke u kujdesur për brekët e të tjerëve,” u përgjigj ajo me humor.

Kur u pyet sërish nëse e përjashtonte mundësinë e një partneri të ri, Kryemadhi u shpreh e prerë: “Fare. Jam shumë mirë. Zgjohem në mëngjes dhe i përkushtohem vetes sime.”

Nga Rubrika