Edhe pse vetëm pak javë kanë kaluar nga nisja e sezonit të ri të emisionit “Për’puthen”, programi ka rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut me një ngjarje të papritur dhe emocionuese. Këtë herë, në studion e emisionit nuk pati vetëm debate dhe takime romantike, por një moment historik: një propozim për martesë para kamerave.
Burime për “Class” kanë zbuluar se një prej çifteve që është formuar brenda programit ka vendosur të hedhë hapin e madh, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët e tjerë, por edhe vetë stafin e produksionit, të cilët nuk e kishin pritur një zhvillim kaq të shpejtë.
Episodi ku është filmuar ky moment tashmë është regjistruar dhe pritet të transmetohet të hënën, duke ndezur kuriozitetin e publikut dhe fansave të emisionit. Të gjithë tani pyesin me padurim:
Cili është çifti që vendosi të martohet?
Si u realizua propozimi?
Dhe pyetja më e madhe… a tha “PO” konkurrenti?
Ky pritet të jetë një nga kulmet më romantike të këtij sezoni të “Për’puthen”, duke treguar se, pavarësisht skepticizmit të shumëkujt, ndonjëherë dashuria në ekran mund të kalojë nga ekranet në altar.