Një puthje tjetër mes Gimbos dhe Selin? Reagimi epik i Gretës (Video)

Kimia mes Gimbos dhe Selinit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP 5”, ku pas tentativës për puthje në dhomën e gjumit, diskutimi ka vijuar në oborr në praninë e Gretës.

Gimbo, i vetëdijshëm për impaktin e veprimit të tij, ka nisur të bëjë humor me situatën, duke u shprehur i shqetësuar për montazhin e produksionit.

“I frikësohem slow motion-it me të kuqe,” – tha ai, duke iu referuar klipeve romantike ose dramatike që transmetohen gjatë spektaklit.

Ndërkohë që Greta po përpiqej të kuptonte dinamikën duke pyetur “Çfarë ke bërë të keqe tani?”, Gimbo ka tentuar sërish afrimitet duke i kërkuar Selinës: “Hajde puthmë”. Mes të qeshurave dhe duke e quajtur “O budalla”, Selin ka pranuar t’i japë vetëm një puthje miqësore në faqe.

Më pas, kur Gimbo i tha Gretës se “I thashë që e putha Selinin”, banorja ka ndërhyrë menjëherë për të saktësuar versionin e saj të ngjarjes, duke mohuar që puthja në buzë të jetë realizuar plotësisht.

“Ti s’më puthe, se unë hoqa kokën,” – replikoi Selin, duke këmbëngulur se ajo u shmang në kohë.

Nga Rubrika