Web Analytics
E enjte, 26 Shkurt, 2026
10 C
Pristina

Një urim emocionues për 18-vjetorin e vajzës: Milaim Zeka ndan kujtimet e tij më të dashura

Milaim Zeka, një figurë e njohur në jetën publike, ka ndarë një mesazh të ndjerë për vajzën e tij në ditëlindjen e saj të 18-të, duke rikujtuar emocionet e para që përjetoi kur ajo erdhi në jetë.

Ky moment, i shënuar vetëm nëntë ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka lënë një gjurmë të thellë në zemrën e tij.

Ai ka ndarë tri fotografi që përfaqësojnë rrugëtimin e tyre së bashku, duke theksuar se si koha ka kaluar kaq shpejt dhe si vajza e tij tani është bërë një grua e rritur. Zeka shprehet i befasuar nga ndryshimet që ka parë në vajzën e tij gjatë këtyre viteve.

“E dashura Ema – Zemra Babushit
Ke ardhe ne kete jete vetem 9 dite pas dites te shenjte te Pamvaresise te Kosoves. Me prite 9 dite ne Stokholm, derisa erdha, qe ta ndjeja gezimin qe nuk pershkruhet me asnje fjale, ne asnje gjuhe te botes.

Keto tri fotografi e pershkruajne rrugetimin e jetes tone:

1. Dashuri aqe sa kam dite, e aqe sa kam munde me te dhuru.2. Te kam marre me vete si hijen e trupit, dhe rrezen e shpirtit. 3. Foto nr 3, hiqe nuk po besoje qe sot u bere 18 vjeç.

Jetofsh e lumtur Babush. Nuk ka rendesi se sa gjate jetojme ne kete bote, por sa te lumtur jemi. Urime. Te prifte e mbara. Zoti te dhashte vetem te mira.
Shume te dua.” , ka shkruar ai në urimin e tij.

Nga Rubrika