Sot, një ngjarje e veçantë ka ndodhur në jetën e këngëtares Dafina Zeqiri.
Ajo po feston me emocion ditëlindjen e parë të djalit të saj, Daskanit, një moment që ka ndryshuar krejtësisht botën e saj.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, Dafina ka ndarë një imazh prekës nga çasti i lindjes, ku shfaqet foshnja e saj e sapoardhur në sallën e operacionit.
“Një vit më parë, gjithçka në jetën time mori një kuptim të ri.
12:12, 17 korrik 2025.
Ti ke shëruar pjesë të shpirtit tim që as nuk e dija se ishin të lënduara dhe më ke hapur sytë për vlerat e vërteta të jetës. Engjëlli im i vogël, princi im, djaloshi im i artë… ti je bekimi më i madh i jetës sime.
Gëzuar ditëlindjen e parë! Të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, Daskan Gjergji.”