Njihet si Soni Malaj, por ky është emri i vërtet i këngëtares

Soni Malaj, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

E njohur për stilin e saj energjik dhe hitet ndër vite, artistja ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.

Megjithëse publiku e njeh si Soni Malaj, emri i saj i vërtetë është Sonja Malaj,shkruan InfoKosova.

Ky detaj shpesh ka ngjallur kureshtje tek fansat, por për të gjithë ajo mbetet “Soni”, artistja që ka dhuruar emocione të shumta me këngët e saj.

Së fundmi, Ferma VIP i ka dhënë asaj një dimension të ri në sytë e publikut.

Pjesëmarrja e saj në këtë format ka tërhequr vëmendje të madhe, ku Soni po shfaq një anë më natyrale dhe autentike të personalitetit të saj.

Brenda fermës, ajo po pëlqehet mjaft shumë nga publiku për thjeshtësinë, pozitivitetin dhe mënyrën se si po përballon sfidat e përditshme.

Fansat e saj, por edhe ndjekës të rinj, kanë vlerësuar energjinë dhe qetësinë që ajo transmeton në çdo situatë.

Me këtë eksperiencë të re në “Ferma VIP”, Soni Malaj po dëshmon edhe një herë se mbetet një figurë e dashur dhe e qëndrueshme në skenën shqiptare, jo vetëm si këngëtare, por edhe si personazh publik që di të fitojë zemrat e publikut në çdo format./InfoKosova/

Nga Rubrika