Njihuni me motrën e Selin Bollatit, ajo flet për eksperiencën e motrës së saj në BBVIP

Motra e fitueses së “Big Brother VIP”, Selin Bollati, Agnes, ka ndarë përvojat e saj në një intervistë të veçantë, duke zbuluar emocionet dhe sfidat që ka përjetuar gjatë kohës që Selina ishte pjesë e këtij reality show.

Agnes Bollati, e pranishme në puntatën e fundit të “Punë pa Teka”, ka folur hapur për ndjenjat e saj si motra e një nga konkurrentëve më të njohur të programit. Ajo ka ndarë me gazetaren Kristi Gongo momentet e veçanta dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë kësaj periudhe të veçantë.

Pjesë nga intervista:

Kristi Gongo: Selina të ka përmendur shumë në BIG.

Agnes Bollati: Po, është e vërtetë!

Kristi Gongo: Të gjithë janë kuriozë: Kush është motra, kush është motra?

Agnes Bollati: Ja ku jam, përpara jush.

Kristi Gongo: A është kjo hera e parë që del në televizion?

Agnes Bollati: Po, është hera e parë që flas publikisht.

Kristi Gongo: Si është të jesh motra e fitueses së ‘Big Brother’?

Agnes Bollati: Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

Kristi Gongo: Si e ke përjetuar ti gjithë eksperiencën e saj në BB?

Agnes Bollati: Ka qenë një ndjesi shumë e bukur, me shumë ngritje dhe ulje, por Selina ia doli të tregojë veten e saj me dinjitet.

Kristi Gongo: Çfarë të shqetësonte më shumë kur e shihje në ekran?

Agnes Bollati: Më merrte shumë malli, sepse nuk isha mësuar të rrija pa të. Më shqetësonte kur e shihja të mërzitur, duke kaluar përballë sfidave që nuk i kishte përjetuar më parë.

Kristi Gongo: Kur doli nga shtëpia, çfarë i the?

Agnes Bollati: E kam përqafuar fort dhe e kam puthur pa fund, sepse malli për të ishte i madh.

Kristi Gongo: Sa vite diferencë keni ju me njëra-tjetrën?

Agnes Bollati: Ne kemi 9 vite diferencë, por lidhja jonë është shumë e fortë.

Kristi Gongo: Kë do më shumë, Selinën apo Onon?

Agnes Bollati: Të dy nga pak, nuk bëj dot diferenca mes tyre.

Nga Rubrika