Njihuni me prinderit e Albin Kurtit, vëmendje merr nëna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në politikën shqiptare.

Përveç angazhimit të tij politik dhe aktivitetit të hershëm si aktivist studentor, shpesh interesim të madh zgjon edhe familja e tij, në veçanti prindërit.

Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Babai i tij, Zaim Kurti, është me prejardhje nga Sukobini i Ulqinit në Mal të Zi dhe me profesion ishte inxhinier. Ai ishte shpërngulur në Prishtinë për shkak të punës dhe jetës profesionale.

Ndërkohë, nëna e tij, Arife Kurti, ka qenë mësuese e shkollës fillore dhe njihet si një grua e përkushtuar ndaj arsimit, shkruan InfoKosova.

Familja Kurti njihet për lidhjen e fortë me arsimin dhe edukimin, gjë që thuhet se ka ndikuar edhe në formimin intelektual të kryeministrit.

Albin Kurti kreu studimet në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Telekomunikacion dhe Informatikë, ndërsa më vonë u bë i njohur për aktivitetin e tij politik dhe protestat studentore të viteve ‘90.

Edhe pse prindërit e tij kanë qëndruar larg vëmendjes mediatike, emrat e tyre janë përmendur shpesh në biografitë dhe rrëfimet për jetën e Albin Kurtit. Vetë kryeministri ka folur në raste të ndryshme për ndikimin që familja dhe edukimi kanë pasur në rrugëtimin e tij jetësor dhe politik.

Sot, Albin Kurti vazhdon të jetë një nga liderët më të rëndësishëm politikë në Kosovë, ndërsa historia e familjes së tij shpesh shihet si pjesë e formimit të karakterit dhe bindjeve të tij politike.

Në një fotografi te publikuar ne rrjete sociale, prinderit e Kurtit shihen mjafte zotëri./InfoKosova/

Nga Rubrika