Nominimi më i fortë deri tani, ja kë dërgojë Miri në nominim

Armir Shahini – Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi që u hap në spektaklin e së martës.

Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim.

Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.

Dy më pak të votuarit do të përballen me njëri-tjetrin se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.

I njëjti ka goditur këta konkurrentë, marrë parasysh edhe raportet që kanë krijuar në shtëpi.

Miri duket të ketë luftën me Selin, të cilën e kishte bashkëpunëtore në fillim të këtij edicioni.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se kush nga ta në fund do të largohet nga shtëpia.

Nga Rubrika