Nuk do besoni sa vite mbushi Alban Ramosaj

Këngëtari Alban Ramosaj feston sot një përvjetor të veçantë: ditëlindjen e tij të 30-të!

Në këtë ditë të shënuar, urimet kanë qenë të shumta, por ato më të veçanta vijnë nga motra e tij, Beatrix Ramosaj, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta në rrjetet sociale.

Beatrix ka shprehur dashurinë dhe krenarinë që ndjen për të vëllain përmes disa imazheve të ndara në “InstaStory”, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për Albanin.

Një foto e bukur ku shfaqen të dy duke qeshur, shoqërohet me një urim emocionues nga Beatrix: “Gëzuar ditëlindjen drita e jetës sime. Mirë se vjen në klubin e të 30-ave… dekada ku jeta fillon vërtet!!!”.

Në këtë foto, ajo thekson: “Kaq krenare për burrin që je bërë. Jeta jem.” Këto fjalë tregojnë se sa shumë e vlerëson Beatrix Albanin dhe sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.

Këngëtarja vazhdon të ndajë një tjetër imazh skenik të dyshes, duke e përshkruar atë si një dritë në botë: “Bota është me fat që njeh dritën tënde, dhe unë jam personi me fat që të quaj vëlla.” Këto fjalë vlerësuese flasin për lidhjen e fortë që ata kanë si artistë dhe si familjarë.

Dedikimet e Beatrix vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes dy artistëve, të cilët ndajnë jo vetëm pasionin për muzikën, por edhe një dashuri të thellë si motër e vëlla. Kjo lidhje është një shembull i shkëlqyer i mbështetjes familjare në botën e muzikës.

Urime edhe nga ne për Albanin në këtë ditë të veçantë! Le të vazhdojë të ndriçojë me talentin e tij dhe të sjellë gëzim në jetët e të tjerëve.

 

Nga Rubrika