Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, sot ka festuar ditëlindjen e saj që me siguri do të mbahet mend si një moment i veçantë jo vetëm për të, por edhe për të gjithë fansat e saj.
Beatrixa, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje të bukura nga festa e saj e veçantë.
Ajo u shfaq e mahnitshme me një fustan të bardhë, duke shtuar stilin e saj natyror me një lulë në kokë. Pavarësisht thjeshtësisë së saj, dukja e saj ishte përrallore, duke reflektuar një harmoni mes elegancës dhe qetësisë që karakterizon këtë moment të jetës së saj.
Ajo ka postuar një mesazh të veçantë për ndjekësit, duke shkruar: “Kur deti të thërret, ti vrapo, edhe nëse era të vjedh dëshirën e ditëlindjes”.
Këto fjalë jo vetëm që tregojnë për shpirtin aventure të Beatrixës, por gjithashtu janë një kujtesë për të gjithë ne për të ndjekur ëndrrat tona, pavarësisht pengesave.
Edhe pse duket me e re ajo ka mbushur 31 vite jete.