Pjesëmarrja e Mimoza Ahmeti në spektaklin “Ferma VIP 3” ka sjellë një frymë krejtësisht ndryshe, duke e kthyer atë në një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku.
Në moshën 63-vjeçare, Ahmeti po dëshmon se karizma, qetësia dhe natyrshmëria nuk kanë moshë.
Larg zhurmës dhe dramave që shpesh karakterizojnë reality show-t, ajo është veçuar për sjelljen e saj të thjeshtë, komunikimin e matur dhe mënyrën e sinqertë të të shprehurit, shkruan InfoKosova.
Publiku në rrjetet sociale po e vlerëson jashtë mase, duke e cilësuar si një figurë autentike që i jep kuptim ndryshe formatit të spektaklit.
Shumë komentues theksojnë se prezenca e saj sjell një balancë mes energjisë së të rinjve dhe urtësisë që vjen me përvojën e jetës.
Përveç anës së saj artistike, që e ka bërë të njohur prej vitesh, në “Ferma VIP 3” Mimoza po zbulohet edhe si një grua e fortë, punëtore dhe shumë e lidhur me realitetin. Ajo nuk heziton të përfshihet në punët e fermës, duke treguar përkushtim dhe energji për t’u admiruar.
Pa dyshim, rrugëtimi i saj në këtë spektakël pritet të vazhdojë të tërheqë vëmendje, ndërsa publiku mbetet kureshtar të shohë më shumë nga personaliteti i saj unik./InfoKosova/
