Nuk do ta besoni sa e madhe qenka shtëpia e Ferma Vip dhe sa kamera kokan gjithësej

Çfarë e bën sezonin e tretë të Ferma VIP një ngjarje të jashtëzakonshme në botën e reality show-ve? Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i këtij spektakli, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus.

Regjisori Eduart Grishaj ka premtuar një produksion që do të tejkalojë çdo pritshmëri, duke ofruar standarde të papara më parë.

Grishaj, i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”, theksoi se ky edicion do të jetë i paprecedent.

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” shprehet ai, duke e krahasuar me projekte të ngjashme në rajon.

Ai nënvizon se çdo aspekt i produksionit është përmirësuar, nga ndriçimi deri te teknologjia e kamerave.

Një nga risitë kryesore është zgjedhja e konkurrentëve, të cilët do të jenë emra të njohur për publikun, por që nuk janë parë kurrë në një format të tillë.

“99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show,” tha Grishaj, duke premtuar se do të ketë surpriza dhe dinamika të reja që do të mbajnë publikun të angazhuar.

Transformimi i ambientit është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm.

Shtëpia e re nuk do të ngjajë më me një fshat tradicional shqiptar, por do të ofrojë një pamje moderne, duke u krahasuar me fshatra luksoze në Teksas apo Los Anxhelos.

“Pishina e madhe luksoze do të zëvendësojë pellgun e rosave,” theksoi ai.

Përsa i përket sfidave, Grishaj shpjegoi se filozofia e fermës do të jetë një miks i aktiviteteve, duke përfshirë punët e tokës dhe sfidat fizike.

“Ka konkurrentë shumë të fortë, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve,” tha ai, duke e bërë të qartë se çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij.

Teknologjia do të luajë një rol kyç në këtë sezon.

“Kamerat e fundit që përdoren në finalet e botërorit do të jenë pjesë e këtij produksioni,” deklaroi Grishaj.

Ai gjithashtu zbuloi se opinionistët do të sjellin një gamë të gjerë perspektivash, me Ermal Mamaqin që do të ofrojë humor, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.

Produksioni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë.

“Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time,” tha Grishaj, duke theksuar se do të ketë katër regji në koordinim për të siguruar një përvojë të plotë për shikuesit.

Ky sezon premton të jetë një revolucion në formatet reality në Shqipëri, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë ata që do të ndjekin aventurat e konkurrentëve në Ferma VIP.

Nga Rubrika