Nuk duron më, Kader Kicaj shpërthen me mesazh thumbues

Kader Kicaj ka publikuar një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku flet për zhgënjimet nga njerëzit dhe ruajtjen e dinjitetit personal.

“Mos u mërzit kur respekti yt përplaset me njerëz pa vlerë morale! Jo çdo zemër di ta çmojë mirësinë dhe edukatën”, shkruan ajo.

Në postimin e saj, Kaderi thekson se disa njerëz e kthejnë respektin me arrogancë, mirësinë me tradhti dhe sinqeritetin me përbuzje, por pavarësisht kësaj, nuk duhet humbur fisnikëria dhe karakteri.

“Karakteri yt është ibadet, jo reagim ndaj njerëzve”, vazhdon mesazhi i saj, duke shtuar se çdo padrejtësi duhet lënë në dorë të Allahut, pasi koha zbulon fytyrat që fjala nuk mund t’i fshehë.

Postimi i saj ka marrë vëmendje dhe reagime të shumta nga ndjekësit./Indeksonline/

Nga Rubrika