Hyrja e këngëtares Fjolla Morina në “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmjen e së hënës ishte padyshim “bomba” e spektaklit.
Përveç dinamikave që pritet të sjellë, këngëtarja zbuloi një detaj mjaft interesant gjatë bisedave të para me banorët: ajo e kishte mbajtur sekret hyrjen e saj edhe nga njerëzit më të afërt.
Fjolla deklaroi hapur brenda shtëpisë se vajza e saj e madhe, Lediana, nuk ishte në dijeni të plotë që ajo do të bëhej pjesë e formatit.
Por, si e priti Lediana këtë surprizë?
Reagimi i saj nuk vonoi.
Përmes një postimi në Instagram, Lediana ka konfirmuar fjalët e nënës së saj, duke pranuar se gjithçka ishte e paqartë deri në momentin e fundit.
Megjithatë, ajo ka dëshmuar se është mbështetësja më e madhe e Fjollës në këtë rrugëtim të ri.
Duke postuar momentin kur Fjolla shfaqet në ekranin e BBVK, Lediana shkruan:
“Do jem me ty deri në fund edhe pse s’e dija sigurt se a do hyje në BBVK4.”
Ky dedikim emocionues tregon se pavarësisht “sekretit” të vogël, lidhja mes nënë e bijë mbetet e fortë dhe Fjolla tani ka një ‘armatë’ mbështetëse jashtë, me vajzën e saj të madhe në krye.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë rrugëtimi i këngëtares në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Prive
