Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, ka vendosur të flasë hapur për disa nga temat më të komentuara të muajve të fundit, duke sqaruar njëherë e mirë raportin e saj me Gjesti dhe duke reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Xheneta Fetahu.
E ftuar në “Top Albania Radio”, Loredana foli fillimisht për fundin e lidhjes me Jozi, duke treguar se periudha pas daljes nga Big Brother VIP Albania ishte shumë e vështirë për të dy.
Sipas saj, tensionet dhe situatat e krijuara pas spektaklit ndikuan në raportin e tyre, derisa vendosën t’i japin fund lidhjes.
“Me Jozin nuk ka më kthim mbrapa. Pas BBV ishim në atë pjesën ‘a do vazhdojmë apo jo’. Ishte zgjedhja e të dyve, ndarja ka shumë gabime nga ana e të dyve”, deklaroi ajo.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morën deklaratat e saj lidhur me Gjestin dhe zërat që qarkulluan për një takim të mundshëm mes tyre në një vilë.
Loredana mohoi kategorikisht çdo aludim, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë takim dhe se gjithçka ishte thjesht një rastësi.
“Screenshots-et dolën që Gjesti ka qenë me stafin e vet, unë me shoqe të miat. Kur vajta në vilë, pronarët më thanë që mbrëmë ka qenë Gjesti. Unë s’e kam takuar Gjestin dhe s’kam thënë kurrë që më ka ngacmuar”, u shpreh ajo.
Ajo tregoi gjithashtu se kishte tentuar ta sqaronte situatën privatisht me Xhenetën, por sipas saj, kjo e fundit nuk kishte dashur ta dëgjonte versionin e saj të ngjarjes.
“E sqarova Xhenetën ta sqaroj sepse e ndjeva, sepse kam ngrënë dhe pirë me Xhenetën, por nuk deshi të besojë”, tha Loredana.
Në fund, ajo bëri të qartë se për Gjestin ruan vetëm respekt dhe konsideratë pozitive.
“E kam xhan Gjestin dhe i uroj suksese atij”, përfundoi ish-banorja.

