Një deklaratë e vjetër e këngëtarit Luiz Ejlli, dhënë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer sërish në qarkullim në rrjetet sociale.
Arsyeja është mënyra humoristike me të cilën ai zbuloi se çfarë, sipas tij, e lëndon më shumë një femër sesa tradhtia.
Luizi, i njohur për batutat e tij edhe kur bëhet fjalë për tema serioze, ka treguar se gratë kanë momente të tjera shumë më të vështira për t’i përballuar.
Gjatë një bisede në shtëpi, ai u shpreh:
“Dy gjëra e therin femrën më shumë se tradhtia.
Kjo një, se edhe tradhtinë e falin.
Edhe atë moment që se durojnë është kur janë në një dyqan këpucësh, ka zgjedhur këpucët që i pëlqen dhe shkon e i thotë shitëses ‘a ke numër më të vogël?’ dhe ajo i thotë ‘jo’.”
Kjo deklaratë, e bërë më shumë se dy vite më parë, sot po shpërndahet sërish nga fansat.
Ata e përdorin si shembull të humorit karakteristik të Luizit dhe mënyrës unike se si ai arrin ta kthejë edhe një situatë dramatike në diçka të lehtë dhe plot të qeshura.
Në fund të fundit, zhgënjimet e jetës së përditshme, duket se për të janë më therëse sesa tradhtia!