Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani kanë vendosur t’i japin fund misterit rreth raportit të tyre.
Dyshja, të cilët prej kohësh janë përfolur për një lidhje romantike, tashmë e kanë konfirmuar publikisht romancën përmes postimeve në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, pamje të publikuara nga mediat rozë i shfaqnin ata mjaft të afërt në një klub nate në Prishtinë, duke nxitur menjëherë aludime për një histori dashurie mes tyre.
Megjithatë, deri tani as Aurora dhe as Kushtrimi nuk kishin reaguar publikisht për të konfirmuar raportin.
Kjo ka ndryshuar së fundmi, pasi të dy kanë ndarë momente të veçanta pranë njëri-tjetrit në Instagram, duke lënë pak vend për dyshime.
Në një nga postimet e tij, Kushtrimi publikoi një moment nga një darkë romantike, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “date night”, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e tërhoqën detajet që tregonin praninë e Aurorës.
Nga ana tjetër, Aurora ndau disa fotografi ku shfaqet e buzëqeshur pranë këngëtarit, duke konfirmuar se po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Publikimet e tyre kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët prej kohësh prisnin një konfirmim zyrtar nga çifti.
Tashmë duket se Aurora dhe Kushtrimi nuk kanë më ndërmend ta mbajnë larg syrit të publikut historinë e tyre të dashurisë.

