Nuk i shkuan në promovimin e EP-it të ri, Londrimi flet për marrëdhënien me Elijonën dhe Klodin

Pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe aludimesh rreth një distancimi mes ish-konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka vendosur të flasë hapur për situatën e tij me Elijonën dhe Klodin.

Gjatë një intervistë për emisionin SOL, Londrimi ka pranuar se marrëdhënia e tij me dy shokët e tij të ngushtë nuk është më ashtu siç ishte dikur. Ai ka theksuar se miqësia e tyre ka qenë shumë e fortë, por me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar.

Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, shprehet ai, duke reflektuar mbi të kaluarën e tyre të përbashkët.

Londrimi thekson se ftohja mes tyre ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve personale dhe situatave të vogla që kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre, por ai ka preferuar të mos zbulojë detaje të mëtejshme.

Ai gjithashtu sqaroi se mungesa e tyre në një event të rëndësishëm është e lidhur me këtë periudhë distancimi, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tyre janë ende të forta, por situata është e ndërlikuar.

Megjithatë, Londrimi është optimist. Ai thekson se nuk bëhet fjalë për një prishje përfundimtare të marrëdhënies. Ai vazhdon t’i respektojë dhe t’i vlerësojë shumë Elijonën dhe Klodianin, duke besuar se komunikimi është çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim.

Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, përfundon ai, duke lënë të hapur mundësinë e një pajtimi në të ardhmen.

Me këtë deklaratë, Londrimi tregon se ndonëse marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër sfida, shpresat për një rikthim në normalitet mbeten të forta.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika