Këngëtari kosovar Labinot Rexha ka kohë që ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e formatit “Big Brother”.
Mirëpo, duket se përkundër dëshirës, vendimet ishin ndryshe.
Për Indeksonline, artisti la të nënkuptohet që do jetë pjesë e një reality-show por ku e si mbetet për t’u parë.
‘Ndoshta Shqipëri, ndoshta Rumani, ndoshta Itali, po diku po.
Javën tjetër do të më shihni’.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ai publikoi një shkrim: “Baba po vjen, dhe me të vjen e vërteta”, duke lënë ndjekësit të mendojnë për një pjesëmarrje të afërt në këso formati./Indeksonline/
