Web Analytics
E enjte, 8 Janar, 2026
2 C
Pristina

“Nuk ka vend në martesën tonë” – Reagon publikisht gruaja e Mirit pasi ai i tha Selinës “Të dua”

Rrjeti ka zier ditët e fundit nga komentet dhe kritikat lidhur me afrimitetin e diskutueshëm mes Mirit dhe Selinës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Por, kur të gjithë prisnin një krizë në çift, bashkëshortja e këngëtarit, Rabea, ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mbyllur gojët e liga.

Përmes një postimi emocional, ajo ka dëshmuar se besimi te partneri i saj është i palëkundur, duke refuzuar çdo aludim për xhelozi apo pasiguri.

“Në çdo hap që bën me ty do jem.

Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës,” shkruan ajo, duke konfirmuar mbështetjen totale.

Më tej, Rabea i dha përgjigje direkte zërave për tradhti apo flirte brenda shtëpisë: “Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë.

Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty.”

Ky reagim plot maturi është parë si një mesazh i qartë stabiliteti, duke treguar se martesa e tyre është më e fortë se çdo lojë apo strategji brenda shtëpisë.

Nga Rubrika