Olmo shpreh habi për qëndrimin e Atletico Madridit ndaj transferimit të Alvarez

Dani Olmo ka ndarë mendimet e tij për Julián Álvarez dhe dështimin e transferimit të tij te Barcelona, duke e cilësuar atë si një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai e përshkroi Alvarez si një ‘9’ të shkëlqyer, duke e renditur atë ndër më të mirët në botë, por theksoi se futbolli ka rregullat e veta.

Kur u pyet për qëndrimin e fortë të Atletico Madridit, i cili refuzoi të negocionte me Barcelonën, Olmo shprehu habi. “Nuk e kuptoj këtë vendim. Të gjithë kemi ëndrrat tona dhe besoj se Julián ishte i qartë për qëllimet e tij. Ai luftoi për ato ëndrrat, por ndonjëherë situatat janë jashtë kontrollit të lojtarëve. Megjithatë, jeta vazhdon,” tha ai.

Olmo theksoi se ekipi i tij ka një vit të rëndësishëm përpara, me shumë konkurrencë. “Klubet e tjera janë përforcuar, por besoj se kemi një skuadër të fortë që mund të garojë,” shtoi ai, duke shprehur optimizëm për sezonin e ri.

Objektivat për sezonin janë të qarta: “Ne duam të vazhdojmë të fitojmë dhe të mbrojmë titujt e La Liga-s, Kupës së Mbretit dhe Superkupës. Por, synimi ynë kryesor është Champions League, dhe mendoj se kemi kapacitetin për ta fituar atë,” tha Olmo.

Për mungesën e ceremonisë së nderimit në “Camp Nou” për kampionët e botës, ai shpjegoi: “Klubi vendosi se nuk ishte momenti i duhur për këtë. Ne si lojtarë e respektojmë këtë vendim.”

Në lidhje me rivalitetin me Real Madridin, Olmo tha: “Të dy ne duam të fitojmë gjithçka. E vështira nuk është vetëm të arrish suksesin, por të qëndrosh në majë dhe ta përsërisësh atë. Ky është qëllimi ynë.”

 

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika