Web Analytics

Olsi Bylyku i “ve vulën” ndarjes me Eglin (VIDEO)

Botuar nga: InfoKosova

Prej javësh tashmë, dihet se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, këngëtarja Egli i kanë dhënë fund lidhjes shumë vjeçare.

Ndërkohë që jo shumë kohë më parë çifti kishte paralajmëruar për një dasmë, ky lajmi i kapi në befasi fansat dhe publikun e tyre.

Vetëm pak minuta më parë, Olsi Bylyku ka prezantuar projektin e tij më të ri, “A pyete”.

Projekt ky i cili në çdo varg i dedikohet ndarjes dhe dhimbjes pas saj.

“Arsyen ti e di”-thotë Olsi në një pjesë të këngës, për të vazhduar më tej: Isha betuar që nuk do të shkruaj për ty, por nuk po mbaj posturë.

Në fund ai i uron t’i realizohen të gjitha ëndrrat, teksa shprehet se sërish do të gëzohet njësoj për të.

Shiko videon:

Të FUNDIT