E martë, 18 Shkurt, 2025
-2.8 C
Pristina

Olta në mbrojtje të Gertës: Motra e fortë që sfidon çdo pengesë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Me zhvillime të reja që kanë tronditur mediat rozë, Olta Gixhari ka dalë sërish në mbrojtje të motrës së saj, Gertës, pas një izjave të ashpër nga Rozana Radi.

Që nga e shtuna, pas emisionit “Prime”, debati mbi marrëdhëniet mes motrave Gixhari ka marrë përmasa të reja, duke bërë që ajo të jetë në qendër të vëmendjes publik.

Pasi menaxheri i Rozit publikoi biseda private të saj me Oltën në Instastory, momenti mori përmasa të tjera kur Olta vendosi të përgjigjej publikisht. Ajo ripostoi një fotografi të veçantë nga mbrëmja, kur kishte takuar nënën e saj gjatë qëndrimit në “BBVA”.

Në përshkrimin e saj, Olta e mbështeti motrën e saj duke shpallur se: “Motra ime do qendrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shume mirë.

Eshte fisnike e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar.” Ajo përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Asgjë s’të bën dot pis Eta ime”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e motrave kanë shprehur mbështetje të plotë për Olta-n dhe Gertën. Ka pasur madje thirrje për një unitet më të madh mes grave, duke e quajtur këtë moment si një shembull të forcës femërore në përballjen me krizën.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika