Oriana Marzoli, njohur për stilin e saj provokues dhe të guximshëm, u shfaq superhot në një postim të fundit në Instagram. E veshur me një set rozë me dantellë, Oriana tërhoqi vëmendjen e shumë ndjekësve të saj me këtë paraqitje glamuroze.
Veshja e saj përbëhej nga një sytjena e hollë dantelle që e theksonte më së miri gjoksin, duke e bërë setin të dallohet për sensualitetin e tij. Detajet e kristalta të vendosura përgjatë trupit shkëlqenin në një stil mjaft tërheqës.
Kjo pamje e Orianës u kompletua me një pallto të hapur rozë që shtonte një prekje elegante, ndërsa këpucët me rripa i theksonin më shumë linjat trupore të saj të formësuara.
Flokët e saj bionde të lëshuara dhe make-up-i i zgjidhur me kujdes shtonin shkëlqimin e look-ut, duke e bërë të duket edhe më rrëzëllitëse.
Tagimi i ekipit profesional përfshinte fotografin galexfoto, grimerin makeupbydiegoluna dhe stilistin rayxdav, dukë e bërë këtë set një shfaqje të vërtetë arti.
Në përshkrimin e fotografisë ajo thotë: "Todo al rosa", duke nënvizuar gjithë detajet rozë që përshkojnë setin fantastik.
Oriana, e cila ka fituar zemrat e publikut me paraqitjet e saj të shumta në reality show, po kthehet tashmë në një ikonë stili me çdo postim të ri.
Ky postim dëshmon edhe një herë për aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen e publikut me kombinime të sofistikuara dhe stil unik në Instagram. /InfoKosova/
