Web Analytics
E hënë, 27 Maj, 2024
13.4 C
Pristina

Osmani bën thirrje për bashkëpunim të mëtejmë me miqtë dhe aleatët: Kështu forcojmë shtetin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga pritja shtetërore që u organizua për nderë të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe aleatëve që iu bashkuan festës së pavarësisë.

Në një postim në “X”, Osmani kërkoi që bashkëpunimi me ta të vazhdojë.

“E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë.

Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Të fundit