Web Analytics

Osmani: Heqja e masave ndaj Kosovës e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, e domosdoshme të ecim para në përputhje me ligjin

Botuar nga: InfoKosova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur sot lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

E para e shtetit në një deklaratë për media pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” tha se e drejta e qytetarëve të të gjithave komunave që nëpërmjet peticionit ta kërkojnë largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligjet në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi ta potencoj një gjë që heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, pra është e domosdoshme që të ecim përpara natyrisht gjithnjë në përputhje me ligjin dhe procedurat e parapara”, tha Osmani.

Ajo tha se largimi i kryetarëve komunalë përmes peticionit tashmë është e rregulluar me ligj dhe për këtë ka një udhëzim administrativ që i parasheh procedurat.

“Komisioni Qendror Zgjedhor është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme me kryetarin e KQZ jemi duke proceduar me konfirmimin final të këtyre nënshkrimeve dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetarëve…

Menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetarëve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind të të gjithë trupit votues që të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, midis 30 deri 45 ditësh është afati, të cilit unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, tha ajo. /Telegrafi/

Të FUNDIT