Web Analytics

Aksident komunikacioni në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen katër persona

Botuar nga: InfoKosova

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast katër pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus).

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/

Të FUNDIT