Web Analytics

Osmani priti në takimin ministrin Vitia – diskutojnë për sektorin e shëndetësisë

Botuar nga: InfoKosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjatë kësaj jave ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e shëndetësisë përgjatë vitit, si dhe sfidat kryesore në këtë sektor.

“Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e shëndetësisë, prandaj gjatë takimit u diskutua për reformat që janë realizuar si dhe planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Në mes tjerash, presidentja Osmani foli edhe për angazhimin e rregullt në drejtim të ndërtimit të partneriteteve, të reja të cilat kanë për qëllim mbështetjen e sektorëve të ndryshëm në vend, me ç’rast veçoi komunikimet e rregullta dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerë të shumtë ndërkombëtar me qëllim të mbështetjes dhe avancimit të shërbimeve të ofruara në fushën e shëndetësisë./Telegrafi/

Të FUNDIT