Web Analytics

Pa mbaruar BBV2, Sara Hoxha paralajmëron nisjen e Big Brother VIP 3

Botuar nga: InfoKosova

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe dhe e shumepritur e Big Brother VIP 2.

Me këtë rast, producentja Sara Hoxha ka bërë një postim ku falenderon të gjithë ekipin e Top Channel për punën e palodhur gjatë këtyre muajve.

Ndër të tjera ajo paralajmëron se Big Brother VIP 3 do nisë së shpejti.

“Edhe dy dite na ndajne nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe kurorezimit te fituesit. Ky sezon ka qene po aq sfidues sa dhe i jashtezakonshem!

Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i veshtire u bë deti.

Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i perditshem për mbi 4 muaj.

Shijoni finalen dhe Big Brother 3 ju le takim së shpejti. nderkohe Top Channel ju shoqeron me programacionin e pasur”, shkruan Sara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Të FUNDIT