Pak ditë pas lajmeve për ndarjen me Mateon, Brikena sërisht në qender të vëmendjes – na njofton me dashurinë e saj

Përgjatë tërë qëndrimit të saj plot ulje-ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani përmendte pareshtur vetëm një emër si pikën e saj më të dobët: vëllain e saj, Brikendin.

Ndonëse u surprizua herë pas here me dashuri e mbështetje nga jashtë, fansat mbetën disi të habitur që ai nuk i shkoi asnjëherë nga afër për ta takuar dhe për t’i dhënë kurajë në asnjë nga spektaklet.

Përveç lidhjes së tyre mjaft të ngushtë e speciale, një tjetër detaj pikant që u bë shpesh kryefjalë në atë periudhë ishte xhelozia e Brikendit për të motrën—një fakt që Brikena nuk ngurronte t’ia theksonte e t’ia kujtonte vazhdimisht Mateos gjatë ditëve të tyre si çift brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Sidoqoftë, pritjes dhe kureshtjes së zjarrtë të ndjekësve më në fund i ka ardhur fundi.

Pas kaq shumë kohësh mbajtjeje larg syrit të publikut, bukuroshja ka vendosur të ndajë një foto të rrallë përkrah Brikendit në rrjetet e saj sociale..

Nga Rubrika