Pak ditë pasi u bënë prindër, Blero bën këtë gjë për Eronitën

Pak ditë më parë, Blero dhe Eronita kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, duke përjetuar kështu ndjenjën më të bukur të prindërimit.

Çifti ka nisur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre private, i cili ka sjellë shumë gëzim dhe lumturi në familjen e tyre.

Pas këtij gëzimi të madh, Blero ka bërë një dedikim të veçantë dhe shumë të ëmbël për gruan e tij në rrjetet sociale.

Ai ka treguar mirënjohjen dhe dashurinë e madhe që ndjen për partneren e tij, e cila sapo e ka bërë atë baba të një djali.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një foto të Eronitës nga periudha e shtatzënisë, ku ajo shihet e veshur me të zeza dhe me dorën mbi bark.

Mbi këtë imazh mjaft domethënës, këngëtari ka shkruar fjalë plot adhurim për të.

“Ajo e bën të pamundurën të duket e lehtë.

Nëna e vitit.

Të dua”, ka shkruar Blero në llogarinë e tij në Instagram, duke e shoqëruar dedikimin edhe me një emoji zemre. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika