Web Analytics
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
4.5 C
Pristina

Pamje nga aksidenti ku mbeti e dëmtuar rëndë bashkëshortja shtatzënë e Kozakut (VIDEO)

Pas denoncimit të fortë publik ndaj mjekëve të Lezhës, Kozak Braçi ka ndarë me ndjekësit edhe pamjet vizuale nga vendi ku u aksidentua bashkëshortja e tij shtatzënë.

Ngjarja, e cila ka trazuar rrjetin orët e fundit, mori vëmendje pas deklaratave të Kozakut se po tentohej manipulimi i provave, ndërkohë që tani ai ka faktuar dëmet përmes videos.

Në pamjet e publikuara shihet qartë skena e aksidentit, ku një automjet i zi shfaqet me pjesën e përparme të shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë.

Në vendngjarje shihen gjithashtu forca të policisë që po kryejnë matjet dhe procedurat hetimore, si dhe një automjet tjetër i dëmtuar.

Këto pamje vijnë si një vazhdimësi e reagimit të tij të ashpër, ku paralajmëroi se do të ndjekë çdo rrugë ligjore ndaj personave përgjegjës dhe stafit mjekësor që, sipas tij, nuk i dhanë trajtimin e duhur familjares së tij.

Nga Rubrika