Moderatorja e njohur Egli Tako ka reaguar publikisht pas zërave të shumtë që qarkulluan së fundmi në rrjet lidhur me një fejesë të mundshme të saj.
Shkas për këto aludime u bë një video e postuar ditën e djeshme në Instagram, ku në gishtin e saj u vu re një unazë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi dyshime për statusin e saj.
Për të shuar çdo keqkuptim, Egli ka sqaruar se unaza nuk lidhet me ndonjë partner.
Përmes një postimi, ajo zbuloi se bizhuteria me diamant natyral dhe flori 18 karat është një shpërblim që ajo i ka dedikuar vetes.
“Tek videoja që kam postuar dje, shumë më kanë pyetur për unazën… dhurata më e bukur që mund t’i bëja vetes këtë fundvit,” shkroi ajo, duke treguar se e ka blerë vetë.
Me këtë përgjigje të drejtpërdrejtë, Egli ka hedhur poshtë spekulimet për një romancë të re, duke konfirmuar se unaza është thjesht një simbol i vlerësimit për veten.
