Para 88 vitesh gjykatësi i tha të vishte fustan – ajo u kthye sërish me pantallona dhe përfundoi në burg

Në vitin 1938, një mësuese 28-vjeçare u paraqit në gjykatë për të dëshmuar kundër burrave që i kishin vjedhur shtëpinë, por në vend që vëmendja të ishte te krimi, gjykatësi u fokusua te veshja e saj.

Helen Hulick kishte shkuar në gjykatë me pantallona.

Gjykatësi Arthur Guerin i kërkoi që ditën tjetër të paraqitej me fustan.

Helen refuzoi.

Ajo u kthye sërish me pantallona dhe deklaroi se nuk do të ndryshonte mënyrën e veshjes vetëm sepse gjykatësi nuk e pëlqente.

Gjykatësi e shpalli fajtore për shpërfillje të gjykatës dhe e dënoi me pesë ditë burg.

Rasti u kthye më pas në simbol të debatit për të drejtën e grave për të zgjedhur veshjen e tyre.

Burimi: Upworthy – gruaja që shkoi në burg për pantallonat

Nga Rubrika