Web Analytics
E diel, 13 Korrik, 2025
30.7 C
Pristina

Pas deklaratës së Olsit “Nuk e di a kam qenë i dashuruar”, reagon ish e dashura Egli

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në spektakltin e së shtunës Olsi Bylyku u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Mirëpo disa ditë më parë teksa ishte ende në program, ai foli për ndarjen nga Egli Tako. Olsi tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.

“Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.

Pas deklaratave të Olsit ka reaguar ish e dashura e tij, Egli Tako.

Ajo postoi një shprehje ku shkruhej: “Problemi është se njerëzit po urrehen kur janë të vërtetë dhe po duhen kur janë fallco”.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika