Pas lajmeve për ndarjen nga Sara, vjen reagimi i parë nga Erik Fullani

Vikendin që lamë pas, një nga ngjarjet më të komentuara në rrjet ka qenë fundi i romancës mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës.

Të shtunën, “Prive by Liberta Spahiu” raportoi lajmin se dyshja i ka dhënë zyrtarisht fund lidhjes së tyre.

Më pas, përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, u zbuluan edhe detajet rreth rrethanave të përfundimit të kësaj romance.

Në mes të kësaj zhurme mediatike, Erik Fullani ka zgjedhur të bëjë një reagim indirekt në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto të tijën, të cilën e ka shoqëruar me një shprehje në gjuhën angleze që tingëllon si një përgjigje e qartë ndaj situatës:

“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre.”

Ndonëse ai nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Sarën apo vetë faktin e ndarjes, ky mesazh lë të kuptohet se ai po ruan privatësinë e tij dhe të njerëzve të afërt, duke theksuar se gjërat me rëndësi mbeten vetëm mes palëve të përfshira.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim më të drejtpërdrejtë nga ish-çifti në ditët në vijim./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika