Vetëm pak pas spekulimeve për ndarjen e tij nga Sarah Berisha, DJ PM ka rikthyer vëmendjen e publikut me një fotografi intriguese që po qarkullon në rrjetet sociale.
Një imazh i fundit ka ngjallur kureshtje, ku DJ PM shfaqet pranë një vajze, duke u dukur mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Të dy ata janë të përqafuar në një ambient bregdetar, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga ndjekësit.

Ky moment vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh për jetën e tij private, e cila është bërë objekt diskutimi në mediat sociale. Pas ndarjes së mundshme nga Sarah Berisha, dyshja nuk ndiqej më njëri-tjetrin në Instagram, duke rritur dyshimet për një përfundim të marrëdhënies së tyre.
DJ PM nuk ka dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë për këtë situatë, por një postim i tij me frazën “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje” është interpretuar si një reagim ndaj aludimeve të fundit.
Pas këtyre zhvillimeve, emri i Almedina Ismajlit, motrës së modeles Arbenita Ismajli, ka filluar të qarkullojë në media. Kjo ka ndodhur pas aktiviteteve të tyre në Instagram, ku DJ PM ka filluar ta ndiqte Almedinën, ndërsa ajo ka publikuar një InstaStory të tij në një pishinë në Prishtinë.
Detajet e këtij afrim kanë ngritur pikëpyetje për një mundësi romancë mes tyre, duke e bërë situatën edhe më interesante për fansat e dyshes.
Megjithatë, deri më tani, as DJ PM dhe as Almedina Ismajli nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje romantike. Prandaj, gjithçka mbetet në nivelin e spekulimeve dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet.