Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi nuk po mund të bëhet “reahat”, ja çka i ndodhi me të dashurin nga Dubai

Jeta private e Oriola Marashit ka qenë një temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht për lidhjen e saj me një djalosh misterioz që jeton në Dubai.

Pas më shumë se një viti romancë, duket se gjërat po ndryshojnë për çiftin e njohur.

Modelja ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga kjo lidhje, por identiteti i partnerit ka mbetur një mister.

Një nga postimet e saj më të fundit në “InstaStory” ka shkaktuar një valë aludimesh, pasi ajo shfaqte një unazë me diamant, duke ngjallur dyshime për një fejesë të mundshme.

Megjithatë, këto spekulime duket se janë konfirmuar nga disa foto të tjera, ku Oriola pozon në bregdet dhe unaza e fejesës është e dukshme në dorën e saj të majtë. Por, siç ndodh shpesh në jetën e njohurive, duket se diçka ka shkuar keq mes çiftit.

Modelja nuk është parë të udhëtojë drejt Dubait për një kohë të gjatë, duke ngritur pyetje mbi statusin e kësaj lidhjeje.

E angazhuar me projekte të shumta në Shqipëri, Oriola ka zgjedhur të kalojë më shumë kohë me familjen e saj, duke lënë pas aventurat në Dubai.

Sinjalet e fundit flasin për një ndarje të mundshme nga partneri i saj. Një vit më parë, mediat raportuan se lidhja e saj me djaloshin misterioz kishte përfunduar, por asnjëherë nuk u zbuluan arsyet e vërteta pas kësaj ndarjeje.

Ndonëse Oriola nuk e ka bërë publik partnerin e saj, ajo ka ndarë disa detaje nga marrëdhënia e tyre, duke preferuar të mos flasë shumë për ndarjen. Pas këtij momenti, ajo është rikthyer në punë, duke lënë pas këtë histori të komplikuar.

Aktualisht, flitet sërish për një ndarje mes çiftit, por nuk dihet nëse kjo do të jetë përfundimtare. Plani për martesë që ishte përfolur duket se është pezulluar për momentin, duke lënë hapur mundësinë e një rikthimi të mundshëm.

Nga Rubrika