Pas një dekade, Ariana Grande ribashkohet me ish-in e saj

Pas një periudhe të gjatë, një histori dashurie e vjetër po rikthehet në jetën e këngëtares së njohur Ariana Grande.

Ariana, e cila është 33 vjeçe, ka bërë publike rikthimin e saj me Ricky Alvarez, ish-të dashurin e saj me të cilin kishte pasur një lidhje të njohur gjatë viteve 2015–2016. Këngëtarja ndau në Instagram një koleksion fotografish nga momentet e fundit, duke përfshirë edhe disa të afërta me Ricky-n, duke e etiketuar atë dhe duke konfirmuar kështu thashethemet që kishin qarkulluar prej javësh.

Ricky Alvarez, i cili ka qenë një prej valltarëve të Ariana Grandes gjatë turneut të saj “Honeymoon Tour”, dhe Ariana u ndanë në vitin 2016, por duket se kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore pas ndarjes. Kjo ka ndihmuar që rikthimi i tyre të mos jetë i papritur për ata që i njohin mirë.

Shenjat e një ribashkimi filluan të shfaqeshin që në qershor të këtij viti, kur dyshja u panë së bashku në Austin të Teksasit. Ricky është parë gjithashtu në disa nga koncertet e këngëtares, ndërsa Ariana tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur ndryshoi vargjet e këngës së saj të njohur “Thank U, Next”, duke përmendur Ricky-n në një mënyrë të veçantë.

Kjo rikthim vjen pas ndarjes së saj me aktorin Ethan Slater, e cila u konfirmua në qershor, pas disa muajsh spekulimesh. Ariana dhe Ethan kishin qenë së bashku për afro tre vjet, por duket se lidhja e tyre kishte përfunduar në heshtje.

Burime pranë këngëtares tregojnë se Ariana dhe Ricky nuk po nxitojnë në këtë rikthim, duke e marrë marrëdhënien hap pas hapi. Megjithatë, ata kanë një bazë të fortë miqësie dhe besimi, që është ndihmuar nga koha e kaluar së bashku më parë. Një dekadë pas ndarjes së parë, duket se rrugët e tyre janë bashkuar sërish.

/Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika