Moderatorja e emisionit “SOL”, Adelina Hasani, ka paralajmëruar rikthimin e saj në televizion pas një periudhe të shkëputur për shkak të pushimit të lehonisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin për rikthimin, duke e shoqëruar me momente të ëmbla pranë foshnjës së saj.
“U ktheva, u ktheva”, tha Hasani, duke lënë të kuptohet entuziazmin për t’u rikthyer në ekran.
Ndërkohë, mos e humbisni emisionin “SOL” çdo të diel nga ora 12:20./Klankosova