Pas një periudhe të gjatë aludimesh, Egli Tako ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar pozicionin e saj në lidhje me drejtimin e emisionit “Big Brother VIP Fan Club”.
Emri i saj ishte përfolur prej muajsh si një nga kandidatet kryesore, dyshime që u forcuan edhe pas publikimit të inicialeve “E.T” në kuicin e fundit të Top Channel.
Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Egli deklaroi prerë se nuk do ta moderojë programin në fjalë, duke theksuar se e gjitha ka qenë një zhurmë mediatike dhe jo një plan apo garë e saj për vitin që vjen.
Ajo njoftoi se po fokusohet në projekte të tjera që prekin televizionin, muzikën dhe biznesin.
Me këtë deklaratë, ajo i jep fund spekulimeve të shumta, duke e lënë sërish të hapur enigmën se kush do të jetë fytyra e re që fshihet pas inicialeve të tjera të publikuara.
