Web Analytics

Pas vdekjes së nënës, Fidani dhe Rita marrin këtë vendim për karrierën e tyre muzikore!

Botuar nga: InfoKosova

Rita Haziri dhe Fidan Gashi, janë çifti më i përfolur aktualisht.

Ani pse janë të ri në treg, të dy janë pëlqyer tej mase dhe po vazhdojnë të sjellin projekte të reja të cilat duket se po kanë shumë suksese, shkruan ORAinfo.

Duke qenë se tashmë janë figura të njohura, ata ndiqen në rrjete sociale nga një numër i madh.

Mirëpo muajin e kaluar, Fidanit i ka vdekur nëna në moshë goxha të re.

Kjo ka tronditur çiftin, të cilët janë shfaqur shumë të mërzitur, duke ndërpre për një kohë edhe aktivitetin muzikor.

Mirëpo duket se çifti ka vendosur të vazhdoj me muzikë.

Ata sonte kanë paralajmëruar se do të sjellin këngën me të re të tyre.

“Po rikthehemi për ju njerëz të dashur. Pas një pauze të kësaj periudhe”, kanë paralajmëruar çifti duke zbuluar se së shpejti do të publikojnë këngën e re. /ORAinfo/

Të FUNDIT