Loredana Zefi ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e saj me ish-partnerin Mozzik, duke zbuluar detaje të reja pas publikimit të këngës së tij të fundit.
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ajo ka ndarë mendimet e saj në një intervistë për podcast-in e Arbana Osmanit, duke theksuar se ky projekt muzikor ka shkaktuar një reagim të fortë nga ana e saj.
Reagimi i Loredanës ndaj këngës së Mozzik ishte i menjëhershëm. Ajo e përshkroi momentin kur e pa videon si një situatë të papritur dhe të rëndë.
Pas kësaj, Loredana vendosi të marrë situatën në duar dhe i shkroi Mozzik, duke i shprehur shqetësimin për vajzën e tyre, Hanën.
“Isha në shtëpi, e pashë dhe thashë: ‘hajmedet, wtf, shumë e rëndë’. Lexoja edhe komentet, shumica e njerëzve thoshin ‘no go’. I thashë (vajzës): ‘nëse do të flasësh me babin fol, nëse jo, është e drejta jote’. Tashmë kjo normalisht që e kupton.
Nuk kishte nevojë të bëhej në atë mënyrë. I kam shkruar edhe atij, i kam thënë: ‘Hana është shumë keq’. Nuk është hera e parë që më ngacmon, po flas në mënyrë direkte, më ka ngacmuar shumë herë, por s’më është dukur diçka ‘wow’.
Kur kërkova komunikimin me të dhe i thashë që s’është në rregull, e pyeta: ‘pse e fut në YouTube?’. Tha: ‘a e ke parë që e kam futur në fund që unë e respektoj nënën e fëmijës tim?’. I thashë: ‘fëmija nuk e dëgjon deri në fund, nxjerr vetëm atë që ka qejf të dëgjojë’. Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten”,
Situata mes dy artistëve është e ndërlikuar, dhe Loredana e pranon se kjo nuk është hera e parë që Mozzik e provokon. Megjithatë, ajo thekson se ndikimi i këtyre veprimeve tek vajza e tyre është ajo që e shqetëson më shumë.
