Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
9.4 C
Pristina

Pasi u eleminua nga publiku, reagon Labi (FOTO)

Pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe plot reflektim për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Në postimin e publikuar, ai e përshkroi këtë rrugëtim si një periudhë të mbushur me emocione të forta, momente të bukura dhe sfida të shumta, duke theksuar se çdo gjë që ka ndodhur mbetet brenda asaj shtëpie.

“Ky rrugëtim ishte plot emocione, momente të bukura dhe sfida.

Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat… por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie.

Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda.

Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova.

Faleminderit publikut për mbështetjen, dashurinë dhe besimin.

Rrugëtimi im vazhdon jashtë, me energji të re dhe me synime edhe më të mëdha.

Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Labinot Rexha ❤️”

Me këtë reagim, Labinoti ka zgjedhur të mbyllë kapitullin e BBVK-së me një ton pozitiv, duke lënë pas debatet dhe situatat e krijuara gjatë qëndrimit të tij në lojë.

Ai falënderoi publikun për mbështetjen, duke lënë të kuptohet se është gati për projekte dhe sfida të reja jashtë shtëpisë.

Ndjekësit e tij kanë reaguar menjëherë me komente mbështetëse, duke i uruar suksese në vazhdim dhe duke e përgëzuar për qëndrimin e treguar pas përfundimit të këtij kapitulli.

Nga Rubrika