Web Analytics
E martë, 9 Dhjetor, 2025
2.2 C
Pristina

Pasi u shpall më pak e preferuara e publikut, Sasa merr vendimin e papritur

Banorja Saranda Hoda ka shkaktuar emocione në Big Brother VIP Kosova pas rezultateve të televotimit dhe nominimeve të kësaj jave.

Ajo u shpall më parë ndër konkurrentet më pak të preferuara nga publiku dhe më pas, gjatë procesit të nominimeve, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga shtëpia.

Saranda, e cila kishte dhënë dy emra dhe dy arsye për nominimet, u shpreh: “Po mendoja gjatë kohës kur dola më pak e preferuar që nëse kjo është mënyra se si vlerësohem, që nuk e bëj lojën si ata”.

Shtoi tutje: “Unë kisha dashur sonte të dal nga shtëpia”.

Megjithatë, ajo vazhdon të qëndrojë në lojë, duke bërë që publiku të diskutojë për presionin emocional që po ndikon te banorët.

Produksioni nuk ka dhënë ende ndonjë reagim zyrtar mbi kërkesën e saj, ndërsa shikuesit mbeten kuriozë për vendimin që mund të marrë në ditët e ardhshme.

Sidoqoftë, loja e Sasës deri më tani ka qenë më e qetë, larg dramave.

Nga Rubrika