Pasojat e aktgjykimit të Speciales për Kosovën: Një analizë e thellë

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka potencialin të ndikojë thellësisht në situatën politike të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

Njohës të diplomacisë shprehin shqetësim se ky aktgjykim, që përfshin katër ish-krerët e UÇK-së, mund të shërbejë si një armë në duar të vendeve që kanë probleme me njohjen e Kosovës, si Rusia dhe Serbia.

Profesori Dritëro Arifi thekson se këto vende do ta shfrytëzojnë këtë vendim për të minuar përpjekjet e Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Ai vlerëson se verdikti dënues ndaj katërshes së UÇK-së e ka bërë pothuajse të pamundur rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Gjykatat Speciale shpesh kanë më shumë vendime politike sesa juridike, dhe në këtë kontekst, besoj se për Kosovën ka qenë një agresion politik me mjete juridike”, shprehet Arifi.

Ai gjithashtu thekson se Bashkimi Evropian nuk është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat që ky aktgjykim mund të sjellë në të ardhmen e afërt.

“Efektet e këtij vendimi nuk do të jenë të dukshme menjëherë, por do të dëmtojnë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”, thekson ai.

Arifi përfundon duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në BE do të jetë pothuajse i pamundur, sidomos për vendet që nuk e kanë njohur atë, duke sugjeruar se ato nuk do të lëvizin më përpara në këtë drejtim.

Nga Rubrika