Dyshja e njohur, Patris Berisha dhe Santiana Maloku, patën një lidhje, por që rezultoi jetëshkurtër.
Lidhja e tyre u komentua mjaft në rrjetet sociale, pasi publiku u mësua t’i shohë bashkë në postime e paraqitje publike.
Mirëpo, pavarësisht pëlqimit që morën si çift, romanca mes tyre nuk zgjati shumë dhe fundi erdhi më herët nga sa pritej.
Në rrjetet sociale ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin duke dëshmuar që nuk janë më bashkë.
Ky veprim u mor menjëherë si konfirmim i ndarjes, pasi tek personazhet publike “unfollow”-i është hapi i parë që tregon se marrëdhënia ka përfunduar.
Fansat e vërejtën këtë ndryshim dhe nisën të diskutojnë shkaqet që mund t’i kenë ndarë.
Por, me gjithë lëvizjet, Patrisi duket se nuk po përmbahet nga ish e dashura.
Megjithëse të dy e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjeti, disa veprime të Patrisit po lënë të kuptohet se ai ende e përcjell aktivitetin e Santianës.
Ky interes i tij ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se mes tyre mund të ketë ende diçka të pashuar.
Në rrjet është bërë një postim, nga sezoni i ri i “Robi plaket kur don vet”, e cila udhëhiqet nga vëllai i Patrisit, Roberti.
Promo-videoja e publikuar për sezonin e ri të emisionit të njohur mori vëmendje të madhe, jo vetëm për rikthimin e formatit, por edhe për emrat që do të jenë pjesë e tij.
Publiku menjëherë u kuriozua për dinamikat që do të sjellë ky edicion.
Edhe këtë sezon do jetë nën shoqërinë e Santit, postim në të cilin Patrisi e “goditi” me like.
Pikërisht ky “like” i Patrisit u bë temë diskutimi në rrjet, pasi u pa si një sinjal se ai ende e ndjek çdo lëvizje të Santianës.
Ky veprim ndezi thashethemet mes ndjekësve, të cilët po pyesin nëse mes tyre mund të ketë ende ndjenja, apo thjesht Patrisi nuk arrin të qëndrojë indiferent ndaj ish-partneres.
